Komisioni Evropian njoftoi se do të nisë një hetim mbi praktikat e supozuara kundër konkurrencës në ”App Store” të Apple. Komisioni tha se do të shqyrtojë praktikën e Apple për të ngarkuar një tarifë për dyqanet alternative të aplikacioneve dhe zhvilluesit e aplikacioneve sa herë që një përdorues i iPhone instalon softuerin e tij. Ai po shqyrton gjithashtu hapat që përdoruesit e pajisjes Apple duhet të ndërmarrin për të përdorur një dyqan alternativ aplikacionesh, si dhe kriteret e përshtatshmërisë së Apple për zhvilluesit që të ofrojnë aplikacione për iPhone nëpërmjet ueb-it dhe jo nëpërmjet ”App Store” të Apple. Hetimi ka të bëjë me Aktin e Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), i cili rregullon sjelljen e “portierëve” dixhitalë, pra kompanive që mbajnë pozicione të fuqishme dhe të ngulitura në ekonominë dixhitale të BE-së, duke vepruar si ndërmjetës midis shumë përdoruesve dhe bizneseve. Komisioni gjithashtu njoftoi se ”i ka dërguar Apple një ‘pikëpamje paraprake’ se kompania ka shkelur DMA-në duke i penguar zhvilluesit të drejtojnë lirisht përdoruesit jashtë ekosistemit të ‘App Store’ të Apple, si pjesë e një hetimi të hapur”