Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISKantinat e verës dhe agroturizmi tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Kantinat e verës dhe agroturizmi tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Agroturizmet, si segment i rëndësishëm i turizmit, ka marrë një rritje të shpejtë vitet e fundit. Vizitorët e huaj po i zgjedhin gjithnjë e më shumë, pikat agroturistike kur vizitojnë Shqipërinë, kjo për faktin e ofrimit të ushqimit cilësor, natyrës, kostove të arsyeshme dhe një përvoje unike që po sjellin një trend të ri zhvillimi të këtij sektori. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli shembullin e një kantine në Malësinë e Madhe, që është kthyer në një oaz të frekuentuar në çdo stinë të vitit, nga vizitorët vendas dhe të huaj. Denaj tha se, Kantina Mani nën përkujdesjen e veçantë të Fatjonit, që merret me kultivimin e rrushit për prodhimin e verës dhe rakisë së zonës, dhe ushqimit tradicional të gatuar plot dashuri nga duart e Danielës, është kthyer në një destinacion të perferuar për turistët. Prej 4 vitesh, kantina vizitohet edhe nga turistë të huaj, por Eliza dhe Manu, janë dy turistë nga Gjermania, që gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri kanë zgjedhur të kthehen sërish te Kantina Mani për të përjetuar qetësinë, kënaqësinë, mikpritjen dhe ushqimet tradicionale shqiptare. Denaj e cilësoi këtë kombinim të mrekullueshëm të shijes dhe mikpritjes shqiptare si pikën e duhur që i bën turistët vendas dhe të huaj të kthehen vazhdimisht në kantinën, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë lokale dhe duke promovuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments