Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,25 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,25 Qershor 2024

Gjatë orëve të paradites; republika e Kosovës; do të PARAQITET nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta NDERSA pas-mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore –  veriperëndimore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie  të lehtë në vlerat minimale POR vijojnë njësoj maksimalet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 33°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Gjatë ditës së Martë; Republika e MV dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirave kalimtare; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas – mesditës  KUR pritet shtim i vranësirave duke sjellë shira në formë shtrëngate; megjithatë reshjet do të jenë të përkohëshme. Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie  të lehtë në vlerat minimale POR vijojnë njësoj maksimalet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 36°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht  perëndimor

Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri të Italisë me ndikim deri në Veriperëndim të ballkanit do të kushtëzojë në këto rajone; mot të paqëndrueshëm; duke sjellë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere; Po ashtu; vendet e Europës Lindore MBETEN  me rrebeshe shiu dhe erëra të fuqishme NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli Iberik, ishujt Britanikë si edhe Europa Juglindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments