Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkitë kanë nisur operacionin “Plazhe të Pastra”. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se me anë të këtij aksioni do të sigurohet dyfishimi i frekuencës së pastrimit në plazhe duke nisur nga tani e deri në shtator”. “Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, tha Kumbaro. Ministrja Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga nga pastrimi i vijës bregdetare në Durrës, Kavajë dhe Shkodër. Operacioni “Plazhe të Pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror do të mbështesë 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën.
Operacioni “Plazhe të Pastra”, deri në shtator
RELATED ARTICLES