Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREItalia në pritje të temperaturave përvëluese

Italia në pritje të temperaturave përvëluese

Italia do të përjetojë një valë të nxehti në ditët në vijim, ku temperaturat do të arrijnë afro 40 gradë Celsius nga e mërkura e në vazhdim, parashikojnë meteorologët. ”Në ishujt e mëdhenj të Sicilisë dhe Sardenjës dhe në jug të Pulias, temperaturat mund të kalojnë 40 gradë Celsius në disa vende të enjten”, parashikoi shërbimi zyrtar meteorologjik i Forcave Ajrore Italiane. Të enjten në Romë priten temperatura deri në 38 gradë Celsius. Temperaturat maksimale prej 40 gradë Celsius priten në disa pjesë të Kampanias, ku ndodhet Napoli. ”Temperaturat midis 32 dhe 36 gradë Celsius janë regjistruar në Toskanë”, thanë meteorologët. Shumë nxehtë do të jetë edhe në Emilia-Romagna, në bregdetin e Adriatikut. Megjithatë, rajonet veriore të Italisë do të jenë të kursyera nga temperaturat tepër të larta. Sipas faqes së motit ilmeteo.it, vapa në Italinë qendrore dhe jugore është për shkak të lëvizjes së një zone me presion të lartë nga Afrika të quajtur “Minos” drejt Italisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments