Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESUEDI – Parlamenti miraton marrëveshjen ushtarake me SHBA

SUEDI – Parlamenti miraton marrëveshjen ushtarake me SHBA

Parlamenti suedez miratoi një marrëveshje të diskutueshme për bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja rregullon kushtet specifike për praninë ushtarake të SHBA-së në Suedi. Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson tha më herët se marrëveshja do të përmirësonte ndjeshëm kushtet për mbështetjen e SHBA-së gjatë një krize ose lufte. Në dhjetor, Stokholmi dhe Uashingtoni ranë dakord për një pakt mbrojtës që lejon trupat amerikane të përdorin 17 objekte ushtarake në Suedi, duke përfshirë fusha ajrore, baza detare dhe vendndodhje për trupat tokësore. Marrëveshja lejon vendosjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të SHBA-së, si dhe kryerjen e stërvitjeve. Kritikët shprehën shqetësimin se marrëveshja nuk trajtonte vendosjen e armëve bërthamore. Qeveria suedeze tha se qëndrimi i vendosur i Suedisë për ndalimin e pranisë së armëve bërthamore në tokën e saj gjatë kohës së paqes është i njohur dhe i respektuar. Suedia, e cila ishte e paangazhuar ushtarakisht për shumë vite, aplikoi për anëtarësim në NATO së bashku me fqinjin e saj Finlandën pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë dhe iu bashkua aleancës së mbrojtjes perëndimore më 7 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments