Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëri, Java Kulturore Braziliane

Shqipëri, Java Kulturore Braziliane

Pas disa javësh të sukseshme të projektit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria do të mikpresë artistët brazilianë. Java Kulturore Braziliane do të çelet me Natën Poetike Braziliane, e cila është një përvojë e rrallë që ndërthur bukurinë e poezisë dhe prozës me tingujt e përkryer të pianos. Më 24 qershor do të mbahet koncerti i harqeve “Camerata Balcanica”, ku do të performohet një program që përfshin disa nga pjesët më të bukura të muzikës braziliane. Më 25 qershor, në kinema “Millenium” do të shfaqet filmi brazilian “Behind the Sun”. Filmi i vitit 2001 “Behind the Sun” realizuar me regji të Walter Salles dhe frymëzuar nga “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, trajton jetën e një familjeje të varfër në Brazilin rural. Këto e të tjera aktivitete kulturore të Javës Braziliane, premtojnë të dhurojnë shumë emocione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments