ELLE: Shqipëria – një perlë e turizmit evropian në zhvillim

0
1

Shqipëria mund të njihet më së shumti si vendlindja e Dua Lipës, por destinacioni nën radar ofron shumë më tepër, shkruan Kirsty Thatcher në të përditshmen australiane “ELLE” (elle.com.au). E vendosur në detin Adriatik midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria krenohet me peizazhin mahnitës që shumë pushues ëndërrojnë. Histori e pasur, kuzhinë cilësore, plazhe të fshehura në jug dhe shtigje të famshme alpine për ecje në veri. Njohja e ngadaltë e Shqipërisë si një destinacion turistik është kryesisht falë historisë së saj politike: vendi ishte nën sundimin e rreptë komunist për 40 vjet, kohë gjatë së cilës pothuajse asnjë turist nuk lejohej të vizitonte vendin. Në ditët e sotme, gjithçka ka ndryshuar dhe Shqipëria ka një reputacion të fituar si një perlë e turizmit evropian në zhvillim. Një kërkim i shpejtë në TikTok zbulon se gjithnjë e më shumë vizitorë po vërshojnë në Shqipëri për te shijuar arratisjet e tyre evropiane. Shqipëria është shumë më e përballueshme se fqinjët e saj më të njohura si , Greqia, Italia, madje edhe Kroacia, duke e bërë atë destinacionin ideal për ata që kërkojnë të kalojnë një verë të paharrueshme pa ndikuar në buxhetin e tyre.