Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUdhëheqësit e BE-së diskutime për plotësimin e posteve kryesore të bllokut

Udhëheqësit e BE-së diskutime për plotësimin e posteve kryesore të bllokut

 Udhëheqësit e BE-së do të takohen sot në një samit të posaçëm për të diskutuar plotësimin e posteve kryesore të bllokut 27-vendesh, në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, një kristiandemokrate e qendrës së djathtë gjermane, po kërkon mbështetje për një mandat të dytë në detyrë.

Grupi i saj në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP), shënoi një fitore të qartë në zgjedhjet e këtij muaji për legjislaturën, duke forcuar shanset e saj për një mandat tjetër 5-vjeçar.

Por, ajo do të ketë ende nevojë për mbështetjen e disa grupeve të tjera politike në parlament, si dhe mbështetjen e shumicës së liderëve kombëtarë të BE-së.

“Është e qartë se pas rezultateve të zgjedhjeve gjithçka duket në favor të Ursula von der Leyen për një mandat të dytë në detyrë”, tha dje kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë.

Presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian dhe posti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për punët e jashtme ka të ngjarë gjithashtu të negociohen kur udhëheqësit të takohen sot në mbrëmje në Bruksel.

Ish-kryeministri portugez António Costa shihet aktualisht si një kandidat i mundshëm për postin e këshillit dhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas konsiderohet si shefja e ardhshme e marrëdhënieve të jashtme të bllokut.

Udhëheqësit e shteteve të BE-së do të takohen sërish javën në vijim për një samit të rregullt. Deri në këtë kohë, planifikimi i personelit shpresohet të jetë finalizuar dhe do të duhet vetëm të zyrtarizohet.

Në të kundërt, liderët do të vazhdojnë diskutimet për plotësimin e posteve kryesore në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments