Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAutoemoteka lëvizëse i shtohet Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Autoemoteka lëvizëse i shtohet Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Autoemoteka lëvizëse  i shtohet Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut  duke përmirësuar ndjeshëm kapacitetet, falë mbështetjes së Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se kjo njësi moderne do të shërbejë për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në dhurimin e gjakut, duke vizituar qytetet dhe fshatrat sipas një kalendari të përcaktuar.

“Autoemoteka lëvizëse është pajisur me teknologji të avancuar dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për dhurimin e gjakut në mënyrë të sigurt dhe efikase”, theksoi Koçiu.

Ministrja nënvizoi se, “është rritur ndërgjegjësimi për të dhuruar gjak, shifrat flasin vetë. Nuk jemi më aty ku ishim para 20 viteve, jemi të gjithë më të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e kësaj lënde kaq të domosdoshme dhe jetike”.

“Pa partnerët puna nuk bëhet ashtu siç duhet, jemi koshientë për këtë, prandaj realisht një falënderim nga zemra të gjithëve. Mbi të gjitha falënderimi i takon në fakt dhuruesve vullnetarë të gjakut, të cilët mundësojnë që me një akt dhurimi të shpëtohen 3 jetë”, theksoi ministrja Koçiu.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, irena Qendro u shpreh se, “në këtë autoambulancë sigurojmë të gjitha kushtet e duhura për një dhurim gjaku të sigurt dhe cilësor. Pra dhe pjesa e seleksionimit të dhuruesit është e lartë, sepse këtu ka një intervistë private me dhuruesin sicc e kemi edhe në qendër. Pra i gjithë procesi që zhvillohet në qendër zhvillohet edhe në këtë autoambulancë.

“Ne arrijmë të japim të njëjtin standard sigurie dhe cilësie të lidhur me dhurimin si në qendrën kombëtare ashtu edhe në sesionet lëvizëse”, tha ajo.

Ndërsa një dhurues i gjakut prej 13 vitesh, bëri një apel sot në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut për qytetarët që të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments