I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner dhe stafi i ambasadës vizituan Bulqizën ku u takuan me ambientalistë të rinj nga Shoqata e Natyrës dhe Turizmit Bulqizë, e drejtuar nga Riges Beqiri, ku ndihmuan në shënimin e një shtegu drejt ujëvarës piktoreske të Duriçes. Në shkollën e mesme Rifat Manjani, Wisner u takua me nxënës të përfshirë në garat kombëtare të debatit dhe projektet lokale të përmirësimit. Udhëtimi i tij përfshiu gjithashtu një vizitë në një klasë për nxënës me nevoja të veçanta financuar nga Giving Circle. Në shkollën e mesme Arbëria, pjesë e programit Shkollat si Qendra Komunitare të financuar nga ambasada, ai pa përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve, edukimin mediatik dhe këshillimin e karrierës. Udhëtimi përfshiu gjithashtu një vizitë në Lo-Am Medicine, një strukturë e grumbullimit të bimëve mjekësore që bashkëpunon me fermerët vendas për të parë drejtpërdrejt se si bizneset e vogla në Shqipëri po arrijnë potencialin e tyre të plotë. Objekti u mbështet nga USAID/Shqipëri për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e komuniteteve vendore.
Wisner: USAID mbështet fuqizimin e komuniteteve vendore
RELATED ARTICLES