Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,17 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,17 Qershor 2024

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme në Republikën e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin edhe shtim të lagështirës në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 9°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor

Masat ajrore të qëndrueshme do të MBIZOTEROJNE në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë. Ndërsa; pasditja dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 8°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Veriperëndim të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Britaninë e madhe duke sjellë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi ere; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga rrebeshe shiu erëra të fuqishme NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga brigjet veriore të Afrikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments