Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,15 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,15 Qershor 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave KU më të dukshme PARAQITEN në zonat jugore dhe  jugperëndimore POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR.

Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45  km/h nga drejtimi VERIOR.

Do të VIJOJE pjesa më e madhe e kontinentit Europian nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut NDERSA si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave të presionit të ulët atmosferik; përkatësisht; njëra në qendër të Europës dhe tjetra në Veri të saj do të sjellin; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në gadishullin e Skandinavisë si edhe Europën Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments