Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,14 Qershor 2024

Shqipëria Moti-E Premte,14 Qershor 2024

Rënia e Vlerave Barike; do të sjellë ulje të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë; Përsa i përket motit; vranësirat dhe reshjet do të jenë të pranishme në pjesen më të madhe të vendit KU herë pas here do të jenë rrebeshe; më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë gradualisht kushtet e motit përgjatë vijës bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë pjesën tjetër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 5 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments