“Xinxifilo” erdhi në edicionin e tij të 18-të në Pogradec, ku për 4 ditë me radhë trupat e Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Korçës, Tetovës dhe Pogradecit argëtuan fëmijët e prindërit me shfaqje kukullash. Shfaqje sa edukative aq edhe me mesazhe aktuale brenda tyre. Bashkia Shkodër në një postim në rrjetet sociale, shkroi se Festivali i kukullave “Xinxifilo” në Pogradec, tashmë është kthyer në një traditë të dashur për trupën e Shkodrës. Shkodra u përfaqësua nga trupa e teatrit “Migjeni”, e cila prezantoi shfaqjen magjike “Mbretëresha e borës”. Ky festival përkushtuar fëmijëve, solli shfaqje me vlera edukative, duke u ofruar vogëlushëve një mundësi të mrekullueshme për të kaluar disa orë larg teknologjisë. Të gjitha shfaqjet u ndoqën me interes të madh nga fëmijët dhe të afërmit e tyre. Në këtë edicion morën pjesë 8 trupa teatrore.