Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE”Dior” nën hetim për shfrytëzim të krahut të punës

”Dior” nën hetim për shfrytëzim të krahut të punës

Prokuroria Publike e Milanos nisi një hetim për shfrytëzim në punë, që përfshin sektorin e modës, duke detyruar gjykatën të urdhërojë të ashtuquajturin administrim gjyqësor për një vit kundër ”Manufactures Dior Srl”. Kjo masë, siç raportohet nga autoritetet, është marrë jo aq për qëllime represive, por për parandalim, thënë ndryshe për të pastruar veprimtarinë e kompanisë nga elementët abuzivë dhe për të parandaluar të tilla ngjarje në të ardhmen. Hetime të ngjashme janë kryer muajt e fundit kundër kompanive të tjera si ”Alviero Martini srl” dhe ”Giorgio Armani Operations”. ”Dior”, pavarësisht se kishte 709 punonjës dhe një xhiro prej 650 milionë euro në vitin 2022, nuk do të kishte mundur të parandalonte dhe të frenonte fenomenin e shfrytëzimit të fuqisë punëtore përgjatë zinxhirit të prodhimit, të karakterizuar nga kontrata dhe nënkontrata të shumta. Hetimet filluan më 21 mars me inspektimet nga Njësia e Inspektoratit të Punës të Karabinierëve të Milanos në katër laboratorë në zonën e Milanos dhe në Brianza. Doli se ”Manufactures Dior Srl” kishte kontraktuar prodhimin te disa kompani, si ”Pelletteria Elisabetta Yang”, ”Davide Albertario Milano Srl” dhe ”New Leather Italy Srls”. Këto kompani, sipas autoriteteve, funksiononin në kontekste të shfrytëzimit të punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments