Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se nuk do të kishte kompromis me presidentin rus Vladimir Putin kur bëhej fjalë për përfundimin e luftës që filloi në shkurt të vitit 2022. ”Koha për kompromis ka mbaruar. Përfundoi kur Putini zgjodhi vrasjen në vend të traktateve. Qeveria ruse po lë pas dhjetëra varreza. Ne do t’i japim fund kësaj lufte sipas kushteve tona”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij gjatë një seance speciale të parlamentit gjerman. ”Është në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë në fund”, tha ai, duke përsëritur interesin e Kievit për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor. Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së i hapën dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Fjalimi i presidentit ukrainas u bojkotua nga disa ligjvënës të partisë së ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe të partisë së re populiste ”Buendnis Sahra Wagenknecht” (BSW). Zelensky po merr pjesë në Konferencën dyditore të Rimëkëmbjes së Ukrainës në Gjermani, ku liderë dhe kryediplomatë nga mbi 60 vende po fokusohen në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për stabilizimin ekonomik të vendit të goditur nga lufta, rimëkëmbjen dhe reformat për pranimin në BE.
Zelensky: Luftës do t’i japim fund sipas kushteve tona
RELATED ARTICLES