Monday, October 28, 2024
HomeMJEDISZbuloni Lukovën dhe Ksamilin, ideale për pushime verore

Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin, ideale për pushime verore

Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin, dy vende magjepsëse në Shqipëri – të konsideruara si Maldivet e Evropës – ideale për pushime verore, shkruan Daniela Caruso në një artikull të botuar në revistën italiane “viaggi.nanopress.it” . Shqipëria është një nga destinacionet më të pëlqyera të kohëve të fundit. Edhe në verën e 2024, ajo do të jetë “mbretëresha” e pushimeve për italianët, dhe jo vetëm. Për më tepër, në këtë vend do të zbuloni dy vende të mrekullueshme që konsiderohen si “Maldivet e Evropës”; Lukova dhe Ksamili. Të dyja këto fshatra bregdetare ndodhen në Rivierën Shqiptare.

Lukova dhe Ksamili përkufizohen si “Maldivet evropiane”, pasi karakterizohen nga peizazhe vërtet magjepsëse. Ju mund të kaloni pushime ekonomike: kini parasysh që do të shpenzoni vetëm 25 euro nata për akomodimin më të lirë. Në verën e vitit 2024, duket se Shqipëria do të jetë një nga destinacionet më të pëlqyera për italianët dhe më gjerë. Në fakt, vendi ballkanik ka shënuar një rekord në sektorin e turizmit, duke mirëpritur 9,5 milionë vizitorë të huaj. Shqipëria regjistroi një rritje prej 33,2% krahasuar me një vit më parë: një shifër shumë e rëndësishme, duke qenë se ky vend ballkanik ka vetëm 2,8 milionë banorë. Arsyet për të vizituar Shqipërinë janë të ndryshme. Ky destinacion ndodhet shume pranë Italisë, dhe mund të arrihet me traget me një kosto të përballueshme – krahasuar me vendet më të njohura evropiane – që për më tepër janë shumë më shtrenjtë. Gjithashtu, Shqipëria karakterizohet nga plazhe të bukura, të pastra dhe ushqimi është shumë i shijshëm dhe me kosto të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments