Përgjatë gjithë të ditës; republika e Kosovës; do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar momente me reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR.
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV; duke sjellë reshje të pakta shiu; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 9°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 34 gradë C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.
Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Verilindore të kontinentit prej disa ditësh do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në: Europën Veriore dhe atë Lindore; duke sjellë rrebeshe shiu dhe herë pas here stuhi të forta ere. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre do të paraqiten me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi breshëri NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë në; pjesën më të madhe të kontinentit KU temperatura të larta priten në Jug të Italisë si edhe brigjet e Egjeut.