Saturday, October 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTDuka: Në çdo ndeshje do hyjmë për të fituar

Duka: Në çdo ndeshje do hyjmë për të fituar

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për finalet e kampionatit europian “Gjermani 2024” në kampin bazë në Kaiserau.

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Italinë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë në medie foli për atmosferën, pritshmëritë, objektivat, kundërshtarët e grupit B dhe si po shkojnë përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Italisë.

“Ekipi po përgatitet shumë seriozisht, çdo gjë ka shkuar shumë mirë, në të gjitha këndvështrimet, gjendja duket e mirë. Tani jemi në ditët e fundit, jemi në pritje të ndeshjes së parë, rritet përgjegjësia, emocioni. Pritshmëritë janë të mëdha, por unë i thash edhe djemve, ne nuk kemi pse të mbajmë përgjegjësinë, le ta mbajnë këta tre të tjerët. Tre kundërshtarët tanë vijnë në këtë kompeticion mbase për të fituar, përgjegjësia e tyre është shumë e madhe, ndërsa ne e kemi fituar europianin tonë në një lloj mënyrë, kështu që duhet të luajmë lirshëm, të mos kemi emocione të jashtëzakonshme. Padyshim që një ndeshje ndaj Italisë ka përgjegjësinë, por duhet ta kemi deri aty sa të mos dëmtojë gjendjen sportive të skuadrës”, u shpreh Duka.

Presidenti Duka thotë se në çdo ndeshje do të futen për të fituar.

“Në çdo ndeshje do futemi për të fituar. Ne në gjitha ndeshjet, unë iu them se nuk kemi ardhur vetëm për turizëm. Unë e di realitetin. Objektivi jonë është që të kalojmë grupin e pastaj të shikojmë se si do shkojnë gjërat. Unë jam me këmbë në tokë, por natyrisht që kemi një objektiv”, tha ai.

I pyetur se çfarë pret nga sfida e 15 qershorit, Duka shprehu bindjen se stadiumi do të jetë më shumë me tifozë shqiptar.

”Jam shumë i sigurt që do ta mbështesin skuadrën, do të jenë një vlerë e shtuar. Ai muri i verdhë do të jetë mur i kuq. Uroj që të gjithë ata që do të jenë në stadium ta shijojnë, uroj që skuadra t’i kënaq më shumë me rezultat se sa me lojë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments