Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Prurjet nga remitancat, 242 milionë euro

BSH: Prurjet nga remitancat, 242 milionë euro

Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 242 milionë euro, duke pësuar një rritje vjetore me 13%. Banka e Shqipërisë vëren se, janë rritur dërgesat jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash. Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vijnë Anglia dhe Gjermania. BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments