Të paktën 20 mijë euro gjobë dhe pezullim nga profesioni për disa kohë, në rastin e vendosjes së protezave të gjirit për qëllime estetike te të miturit, sipas një qarkoreje të ministries italiane të Shëndetësisë. Kirurgët e këtij profesioni janë të detyruar të regjistrojnë të gjitha të dhënat klinike dhe demografike në regjistrat rajonalë të implanteve të gjirit. ”Implantimi i protezës së gjirit vetëm për qëllime estetike lejon vetëm për ata që kanë mbushur moshën madhore. Ky kufi nuk zbatohet në rastet e keqformimeve të rënda kongjenitale të vërtetuara nga një mjek i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar ose nga një institucion shëndetësor publik”, rithekson qarkorja. Mosrespektimi i kushtit të moshës dënohet me aplikimin e sanksionit administrativ të pagesës së shumës prej 20 000 euro që duhet të paguajnë punonjësit e shëndetësisë. Parashikohet edhe pezullim nga profesioni. ”Është shumë e drejtë të ritheksohet ndalimi i vendosjes së protezave të gjirit për të miturit nën 18 vjeç për qëllime estetike. Megjithatë, ajo që ndodh shpesh dhe besoj se është një lëvizje e gabuar, është se ka prindër që implantimin e protezave të gjirit i bëjnë dhuratë për qëllime estetike vajzave të tyre pikërisht kur mbushin 18 vjeç dhe kjo është e rrezikshme, sepse ato janë ende shumë të reja”, deklaroi Emanuele Bartoletti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Estetike. “Këto vajza që janë vetëm 18 vjeçe që shpesh kanë proteza të gjirit të vendosura vetëm për qëllime estetike, mund të rrezikojnë të kenë probleme me kalimin e kohës”, vëren Bartoletti
Italia ndalon protezat e gjirit për qëllime estetike nën 18 vjeç
RELATED ARTICLES