Gadishulli Skandinav dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të vijojnë të dominohen nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat pritet të sjellin rrebeshe shiu. PO ashtu edhe pjesa më e madhe e Europës Jugore gjatë pasdites do të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa brigjet e Egjeut, Europa Jugperëndimore dhe Lindore do të jenë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave.