Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Qiproja ”përvëlohet” në mbi 40 gradë Celsius

 Qiproja ”përvëlohet” në mbi 40 gradë Celsius

Qipriotët janë duke vuajtur nga vala e të nxehtit që po zgjat prej disa ditësh, me temperaturat e ditës që shkojnë mbi 40 gradë Celsius. ”Temperaturat prej 44 gradë Celsius priten të premten në rajonin e kryeqytetit të Nikosias”, sipas Shërbimit Meteorologjik qipriot. ”Vala e të nxehtit, e cila filloi të hënën, pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme”, thanë meteorologët për radion qipriote. Edhe natën termometrat regjistrojnë vlera pak më poshtë se 30 gradë Celsius. Mjekët thonë se kjo është shumë e rrezikshme sepse trupi nuk mund të marrë cilësinë e gjumit të nevojshëm për t’u rikuperuar nga nxehtësia. “Është shumë nxehtë”, komentoi një turist në televizionin qipriot të premten në mëngjes. Ministria e Punës ka urdhëruar ndalimin e të gjitha punëve në natyrë gjatë ditës. Sipas kompanisë energjetike, konsumi i energjisë elektrike arriti kapacitetin maksimal të ishullit të enjten për shkak të përdorimit të madh të kondicionerëve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments