Friday, November 22, 2024
HomeSIZMIOLOGJINjësia e gjeoshkencave merr pjesë në kongresin në Serbi

Njësia e gjeoshkencave merr pjesë në kongresin në Serbi

Njësia kërkimore e gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive pranë Akademisë së Shkencave mori pjesë në Kongresin e 12-të të Shoqatës Gjeofizike Ballkanike, në Kopaonik (Serbi). Studiuesit shqiptarë patën takime pune me përfaqësues të Sistemit të Observimit të Pllakës Europiane (EPOS). Në këtë kongres u paraqitën shtatë referate për çështje të sizmologjisë për probleme të gjeoshkencave në Shqipëri. Nga Akademia e Shkencave morën pjesë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kësaj njësie: akad. asoc. Rrapo Ormeni; dr. Dhurata Ndreko, dr. Arjol Lule dhe dr. Erald Silo, të cilët paraqitën shtatë referime shkencore. Në kongres pati referime për gjeofizikën shqiptare edhe nga sizmologë të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments