Në vijim të punës për një qytet të pastër bashkia e Durrësit ka shpërndarë 700 kontejnerë plastikë për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga vendosja e kontejnerëve të rinj, “Këta kontejnerë të rinj plastikë kanë zëvendësuar kontejnerët ekzistues metalikë e të amortizuar. 400 nga këta kontejnerë janë vendosur në qytet dhe 300 në plazh”, tha Sako. Kryebashkiakja Sako u shpreh se “nevojitet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për t’i hedhur mbetjet e kategorive të ndryshme në kontejnerët përkatës”. Bashkia e Durrësit përveç vendosjes së koshave, po punon për pastrimin e vijës bregdetare dhe qytetit, në mënyrë që turistët të gjejnë ambiente të pastra gjatë këtij sezoni turistik.