Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova e Turqia negociojnë për sigurimet shoqërore mes dy vendeve

Kosova e Turqia negociojnë për sigurimet shoqërore mes dy vendeve

Kosova dhe Turqia janë duke zhvilluar negociata për arritjen e marrëveshjes për sigurime shoqërore, e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve të drejtën për pensione bazike, kontribut-pagues, familjare dhe invalidore të punës në vendin ku ata jetojnë. Pikat kryesore për finalizimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve u përcaktuan gjatë një takimi ndërmjet delegacionit nga Kosova kryesuar nga zëvendësministri Avni Zogiani dhe delegacionit turk kryesuar nga zëvendësministri për Punë dhe Sigurime Shoqërore, Adnan Ertem. Takimet dypalëshe u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjes në parim, duke shënuar kështu përfundimin e fazës së parë të negociatave, ndërsa në muajt në vijim pritet që në Turqi të zhvillohet edhe faza e dytë e negociatave. Marrëveshja parashikon edhe të drejtën për eksportimin e pensioneve për qytetarët që jetojnë në të dyja vendet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments