Studiuesit nga Politekniku Federal i Zyrihut kanë llogaritur për herë të parë ndikimin real mjedisor të prodhimit të kimikateve si përbërës parfumesh, pesticide, plehra, duke parë jo vetëm emetimet ndotëse, por edhe ndikimin e drejtpërdrejtë mbi burimet e planetit, si konsumi i ujit ose acidifikimi i oqeanit, shkruan focus.it. “Metoda jonë krahason burimet e konsumuara nga kimikatet me buxhetin ekologjik të planetit tonë”, shpjegon Gonzalo Guillén Gosálbez, koordinator i studimit të botuar në ”Green Chemistry”. Rezultatet janë demoralizuese pasi mbi 99% e 492 substancave të analizuara nuk janë ekologjikisht të qëndrueshme. Prodhimi i tyre, i cili shpesh fillon nga lëndët e para fosile, konsumon më shumë burime natyrore sesa mund të ofrojë Toka në terma afatgjatë. “Ndryshimet klimatike nuk janë aspekti i vetëm që duhet marrë në konsideratë. Nëse fokusohemi vetëm në zgjidhjet që synojnë të reduktojnë emetimet e CO2, mund të përfundojmë duke zhvendosur barrën mjedisore në kategori të tjera, duke shkaktuar dëme kolaterale”, thekson Javier Pérez-Ramírez, një nga autorët. Mbi 99% e 492 kimikateve të analizuara tejkalojnë të paktën një nga kufijtë, në disa raste edhe 100 apo edhe 200 herë. Në përgjithësi, kufijtë planetarë të tejkaluar më shpesh janë ato që lidhen me emetimet e karbonit, prandaj lidhen me ndryshimet klimatike, acidifikimin e oqeanit dhe integritetin e biosferës.
99% e kimikateve dëmtojnë planetin
RELATED ARTICLES