Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers”, i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër. EU4Rivers u lançua në një ceremoni të përbashkët nënshkrimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, me praninë e ministres Mirela Kumbaro, shefit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorit Silvio Gonzato, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, kreut i Zyrës ADC (Austrian Development Cooperation) në Tiranë David Muckenhuber dhe drejtoreshës së përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Burimeve Ujore, Gerta Lubonja. Projekti 5-vjeçar është bashkëfinancuar nga BE (7.5 milionë euro) dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (1.3 milionë euro) dhe zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Në veçanti, projekti EU4Rivers synon të mbështesë Shqipërinë në përafrimin me standardet e ujit të BE-së, duke u fokusuar në ngritjen e një sistemi të besueshëm monitorimi të ujit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin efektiv të burimeve ujore.
8,8 mln euro – Për menaxhimin e burimeve ujore në standardet e BE
RELATED ARTICLES