BB konfirmon angazhimin e saj për të mbështetur një të ardhme më gjithëpërfshirëse të grave në çdo aspekt të jetës.
Duke vënë theksin në rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjen gjithënjë e më shumë të grave në poste të larta drejtimi, BB ndau në rrjete sociale disa fakte në arritjet e këtij angazhimi.
Sipas BB, sot 83 për qind e ekipit të BB në Shqipëri përbëhet nga gra, që kontribuojnë në hartim politikash e menaxhim projektesh që sjellin zhvillim”.
Gjithashtu që nga viti 1992, 4 nga 9 menaxherët e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri kanë qenë gra, një hap ky drejt barazisë së vërtetë gjinore në nivelet më të larta drejtuese.
BB shprehet se, kur gratë përfshihen apo drejtojnë, ekonomia ecën më shpejt, politikat janë më gjithpërfshirëse dhe komunitetet zhvillohen.