Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE83% e kapaciteteve turistike, të rezervuara për 2023

83% e kapaciteteve turistike, të rezervuara për 2023

Kjo ishte një javë e shënuar për turizmin shqiptar, falë prezantimit të shkëlqyer të Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit ITB Berlin. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se, 83% e kapaciteteve turistike janë tashmë të rezervuara për vitin 2023 në Shqipëri. “Kalendari i takimeve u shënjua nga pjesëmarrja e Kryeministrit Edi Rama dhe takime te nivelit më të lartë me Kancelarin Scholz, me takimin dypalësh në stendën e Shqipërise me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili, takim shumë të ngrohtë e bashkëpunues me Sekretaren e Shtetit të Turizmit të Austrisë Susanne Kraus-Winkler, takime intensive me drejtues të lartë të biznesit të turizmit gjerman, italian, francez, austriak, gazetarë të mediave të rëndësishme ndërkombëtare shumë të interesuar për Shqipërinë si destinacioni më i ri në Europë që po tërheq vëmendjen e të gjithë sektorit, panele tematike për turizmin e qëndrueshëm, agroturizmin, turizmin kulturor, vizitorë të shumtë që populluan pa pushim Shqipërinë turistike në Berlin”, theksoi Kumbaro. Sipas saj, prania e agjencive private turistike shqiptare, e turoperatorëve dhe përfaqësuesve të hotelerisë shqiptare, me stenda të veçanta të organizuara nga vetë shoqatat e sektorit të turizmit në këtë panair ishte pjesa edhe më rëndësishme e punës së kësaj jave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ