Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE8 vjeçari mbijeton dy ditë duke ngrënë borë!

8 vjeçari mbijeton dy ditë duke ngrënë borë!

Një djalë tetë vjeçar mbijetoi dy ditë duke ngrënë borë pasi humbi në një park në Miçigan, shkruajnë mediat amerikane duke iu referuar autoriteteve lokale. Djali, me origjinë nga Wisconsin, ishte duke kampuar me prindërit e tij në Parkun Shtetëror të Wilderness të Porcupine Mountains. Ai u zhduk teksa po shëtiste në pyll me familjen e tij duke kërkuar dru zjarri. Menjëherë u nisën kërkimet me mbi 150 agjentë të cilët krehën zonën si në këmbë ashtu edhe me helikopterë dhe mjete detare. Shumë rrugë ishin në fakt të pakalueshme për shkak të borës. Fëmija u gjet dy ditë më vonë rreth tre kilometra e gjysmë larg kampingut. Pavarësisht moshës, ai mendoi se në vend që të endej më larg, do të ishte më mirë të ndalej dhe të mbulohej. Për t’u ngrohur, ai u strehua në zgavrën e një trungu dhe u mbulua me gjethe dhe degë. Ai nuk kishte ushqim me vete, por mbahej i hidratuar duke ngrënë borë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments