Rreth 8148 procedura të realizuara pjesë e paketës së Kardiologjisë janë kryer në periudhën janar-nëntor të këtij viti. Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), ndërsa ky i fundit ka apeluar për kujdes ndaj zemrës. “Ndërsa 829 procedura janë realizuar nga paketa e Kardiokirugjisë”, tha FSDKSH. Shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga FSDKSH. Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.
8 148 procedura kardiokirurgjikale në 11 muaj
RELATED ARTICLES