79% e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara, më saktë 221,232 vaksina kundër gripit stinor janë përdorur për vaksinimin e grupeve në risk.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
“Për ata që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore, vaksinimi po vijon edhe në familje”, u shpreh ministrja Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e mbyll mesazhin e saj me një thirrje për të gjithë qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për të bërë vaksinën ndaj gripit, ndërsa mjekët dhe infermierët janë në terren, duke u kujdesur për mbrojtjen e më të rrezikuarve.
“Mos e lër për më vonë, drejtohu te mjeku i familjes dhe kryeje vaksinën! Mbro veten, mbro komunitetin”, apeloi Koçiu në rrjetet sociale.
Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksinat antigrip mund të bëhet nga janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të merret edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh