Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE78-vjetori i poetit Xhevahir Spahiu

78-vjetori i poetit Xhevahir Spahiu

Poeti Xhevahir Spahiu feston sot 78-vjetorin e lindjes. Ai u lind më 1 mars të vitit 1945, në Malind. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Presidenti Bajram Begaj e uroi sot poetin Xhevahir Spahiu si dhe i shprehu atij mirënjohjen për pasurimin që i ka bërë përgjatë dekadave gjuhës dhe letërsisë sonë. “Poetët e përmasave të Spahiut janë një bekim për një komb, e të gjithë ne jemi me fat që një mjeshtër i penës si Spahiu, vazhdon të na frymëzojë dhe emocionojë me vargjet dhe poezitë e tij”, shkroi Presidenti i Republikës, në një postim në rrjetet sociale. Gjithashtu dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka uruar poetin me rastin e 78-vjetorit. “I urojmë jetë të gjatë plot frymëzime të reja”, shkruan QKLL, që me këtë rast ka publikuar edhe një nga poezitë e Xhevahir Spahiut. 3 vjet më parë, me rastin e 75-vjetorit të tij, Spahiu u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ