Fëmijët dhe të rinjtë e të gjithë Shqipërisë mbyllën me suksese vitin shkollor dhe programet më të përzemërta për ta sikurse është ai i kodimit. Të vegjlit e klasave të para përmbushën Programin e Kodimit në shkolla, ku rreth 7000 fëmijë të 100 shkollave me shumë gjallëri dhe dëshirë kanë mësuar të kodojnë si profesionistë të vërtetë.Rreth 10000 nxënës deri në klasën e 12 përmbushën me sukses programin Jashtë Orarit Mësimor, ku artistët e vegjël kanë zhvilluar talentet e tyre në pikturë, muzikë, kor, teatër, zeje, teknologji, sportin e vetëmbrojtjes dhe permakulturë.10000 nxënës para disa ditësh përmbushën edicionin e vitit 2022 të Ekipeve Sportive për të cilin kemi ndjekur ndeshje spektakolare në Kampionatin Kombëtar të volejbollit dhe basketbollit.atsh