Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI700 milionë grant bashkive për menaxhimin e integruar të mbetjeve

700 milionë grant bashkive për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vuri theksin në Planin Kombëtar të Pastrimit, si një nga nismat më të rëndësishme që ndërmori qeveria me ndikim në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e mjedisit dhe me ndikim në ekonominë e vendit. Gjatë bilancit të arritjeve për vitin 2022 dhe sfidave për vitin 2023, ministrja Kumbaro tha se, “Plani Kombëtar i Pastrimit, u zhvillua në koordinim me Prefekturat dhe bashkitë”. “Qeveria adresoi 500 milionë lekë grant për bashkitë, dedikuar menaxhimit të integruar të mbetjeve. 1891 hotspote dhe mbi 126 mijë ton mbetje u pastruan nga territoret që ishin përdorur si vend depozitime në shkelje të ligjit, ndërsa u angazhuan mbi 58 mijë forca pune duke përfshirë edhe vullnetarë të shumtë, që iu bashkuan kësaj nisme e cila do të vazhdojë edhe këtë vit 2023”, deklaroi ministrja. Sipas saj, 10 milionë euro shënoi fondi i buxhetuar nga bashkitë për pastrimin e mjedisit gjatë vitit 2022. Kumbaro solli në vëmendje se në kuadër pastrimit të mjedisit u mor masa dhe për heqjen nga qarkullimi të përdorimit të qeseve plastike një përdorimshe. Sipas saj 89% e qytetarëve e mbështetën këtë ligj dhe praktikisht kjo masë po zbatohet. “Pastrimi Kombëtar do të vazhdojë. Kemi rritur me 200 milionë lekë grantin e pa kushtëzuar që ju jepet bashkive që procesojnë me menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke e çuar nga 500 milionë në 700 milionë lekë këtë vit, kjo për të treguar rëndësinë që i jep qeveria këtij prioriteti për një “Shqipëri të pastër”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments