Kadareja veçoi nga arkivi një krijim të cilin e pagëzoi si zanafillën e veprës së tij letrare. Ishte novela “Në dheun e panjohur”, e cila në faqen e parë mban datën 8 tetor 1953, duke përkuar këtë vit me shtatë dekada krijimtari të autorit. Meqenëse për këtë botim është ndjekur kriteri kronologjik, vëllimi i parë hapet pikërisht me këtë novelë. Me romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës” dhe krijimet e pesëmbëdhjetë viteve të fundit, si “Mosmarrëveshja”, “Mëngjeset në Kafe Rostand (Motive të Parisit)”, “Kukulla”, “Kur sunduesit grinden” etj., ky opus shtatëvëllimësh është më i ploti i botuar deri më sot dhe e paraqet krijimtarinë e Kadaresë në përmasën integrale të saj, duke mbetur përgjithmonë versioni përfundimtar dhe referencial për të gjitha botimet e mëvonshme në shqip dhe në gjuhët e huaja. atsh