Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE7 baladat më të mira të të gjitha kohërave

7 baladat më të mira të të gjitha kohërave

Një “baladë” përkufizohet si një këngë e ngadaltë, melodike e karakterizuar nga tinguj të ëmbël, emocionues dhe ndjellës që eksplorojnë tema sentimentale. Këto këngë shpesh prekin tema sentimentale, por edhe më serioze si braktisja, vdekja apo momentet komplekse dhe përfaqësojnë këngët më prekëse në repertorin e një grupi apo të një artisti. VH1, rrjeti televiziv muzikor i Paramount, ka përpiluar renditjen e baladave më të mira të të gjitha kohërave.

“Open Arms” Journey- Kënga u kompozua Jonathan Cain kur ai ishte pjesë e “The Babys”, por nuk u regjistrua nga grupi. Më vonë u mor përsipër nga Cain me bashkëpunimin e Steve Perry për albumin e Journey ‘Escape’, pavarësisht mendimit të kundërt të anëtarëve të tjerë që nuk i pëlqenin baladat. Në fund, Perry kishte të drejtë, pasi ‘Open Arms’ kryesonte listën e baladave më të mira të të gjitha kohërave sipas VH1.

“I Don’t Wanna Miss a Thing” Aerosmith- E shkruar nga Diane Warren, ‘I Don’t Wanna Miss a Thing’ debutoi në vendin e parë në Billboard 100, duke u bërë singelli i parë i Aerosmith në 28 vjet. Kënga ishte pjesë e kolonës zanore të filmit “Armageddon”, ku luajti Liv Tyler, vajza e drejtuesit të grupit.

“Beth” Kiss- Kënga është realizuar nga bateristi i grupit Peter Criss me Stan Penridge. Sipas menaxherit të grupit në atë kohë, kënga u përfshi në albumin ‘Destroyer’ në minutën e fundit, kundër dëshirës së Gene Simmons dhe Paul Stanley të cilët e konsideruan ‘Beth’ shumë larg stilit të grupit.

“With Arms Wide Open” Creed– Kënga fitoi çmimin Grammy për këngën më të mirë rock në 2001. Scott Stapp e shkroi këngën kur e dinte se do të bëhej baba i një fëmije, emri i të cilit është Jagger.

“I’ll Be There For You”  Bon Jovi – Kjo është një nga këngët më domethënëse në repertorin e Bon Jovi. Kënga arriti në krye të listave të Billboard, kënga e katërt dhe e fundit e grupit për të arritur rezultatin prestigjioz.

“November Rain” Guns N’Roses- Teksti flet për momentet e krizës dhe vështirësitë e një lidhjeje romantike. Edhe videoklipi i kësaj kënge të famshme është shumë emocionues.

“Is This Love” – Whitesnake- E shkruar nga këngëtari David Coverdale së bashku me kitaristin John Sykes, duket se kjo këngë ishte menduar fillimisht për Tina Turner. Më pas, grupi britanik vendosi ta mbante këngën për vete dhe zgjedhja rezultoi e duhura, duke pasur parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të këngës. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments