7.7 miliardë lekë në 2024-ën për indeksimin e pensioneve

0
4

Në buxhetin e vitit 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë, ndërsa 3.6 miliardë lekë janë fondet në dispozicion për bonusin e fundvitit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur sot se nga kjo politikë e qeverisë do të përfitojnë 717 370 pensionistë në të gjithë vendin. Në fillim të muajit tetor të këtij viti, qeveria indeksoi me 8.6 % të gjitha kategoritë e pensioneve që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të përfitojnë indeksim dhe bonus.