Tuesday, April 8, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE65 vjet më parë Protokolli i Kanalit të Korfuzit

65 vjet më parë Protokolli i Kanalit të Korfuzit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot, marrëveshjen Shqipëri-Greqi mbi Kanalin e Korfuzit. Më 8 shkurt të vitit 1958, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan Protokollin mbi spastrimin nga minat të Kanalit të Korfuzit. Për një periudhë afro katër-mujore, prej datës 15 mars deri më 7 korrik 1958, secila prej palëve kreu punimet për pastrimin e minave që mund të gjendeshin në këtë zonë që prej Luftës së Dytë Botërore, sipas koordinatave të përcaktuara të ujërave të tyre territorialë. Pas përfundimit të kësaj kohë-shtrirjeje, prej datës 30 korrik e deri më 2 gusht, përfaqësues të qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë së bashku me homologët e tyre në kabinetin grek, u mblodhën në qytetin e Sarandës për të shqyrtuar punimet e kryera. Në një deklaratë të përbashkët, ata komunikuan nënshkrimin e një Protokolli përfundimtar, i cili mundësonte që duke filluar nga ora 12:00 e datës 4 gusht 1958, Kanali i Korfuzit të ishte “i lirë për lundrimin e anijeve të mbiujshme”. Në emër të qeverisë së RPSH-së nënshkroi Kapiteni i rangut të parë të Marinës, Abdi Mati, ndërsa për palën greke nënshkroi i barazvlefshmi i tij, Emanuel Dhimotaqis. Ky akt juridik u përpilua në përputhje me disa konventa që parashikonin marrëveshje të kësaj natyre, siç ishin: Konventa mbi detin territorial dhe zonën speciale, Konventa mbi detin e hapur, Konventa mbi peshkimin dhe ruajtjen e burimeve biologjike të detit të hapur, si edhe Konventa mbi rrafshnaltën kontinentale. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ