Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI62 qytetarë të infektuar-një humbje jete

62 qytetarë të infektuar-një humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 62 qytetarë. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 19 në Tiranë, 6 në Lushnjë, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnjë, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë. Janë 1,861 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç. Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Statistika (6 shtator 2022) Raste të reja ditore 62 Të shëruar në 24 orë 415 Të shtruar në spitale 16 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 294 Testime totale 1,966,374 Raste pozitive 329,137 Raste të shëruara 323,692 Raste aktive 1,861 Humbje jete 3,584 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 855 Shkodër 184 Fier 172 Elbasan 163 Durrës 118 Korçë 100 Vlorë 92 Gjirokastër 54 Berat 49 Dibër 45 Lezhë 24 Kukës 5http://ata.gov.al/2022/09/06/mshms-62-qytetare-te-infektuar-me-covid-19-dhe-nje-humbje-jete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments