MOTI gjatë fundjavës për Shqipërine dhe Rajonin

0
7

Shtatori ka nisur me mot të qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prej ditës së Premte temperaturat do të vijnë duke u rritur. “Parashikohet që fundjava të sjellë rritje të temperaturave, madje të Shtunë dhe të Dielë do shënohen temperaturat 34 gradë në zonat e ulëta, 32 në bregdet dhe rreth 30 gradë në zonat malore. Janë të paktën 4 gradë më të larta se ç’duhet të jenë.” Edhe pse zyrtarisht në vjeshtë, moti do të jetë i përshtashëm për ata që duan të vijojnë të shijojnë pushimet në gjysmën e parë të Shtatorit. “10-ditëshi i parë i Shtatorit do të mund të shijohet për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të bëjnë pushime më herët, mot ideal dhe situatë e qëndrueshme. Nuk priten reshje të paktën deri nga data 10, presim dhe vlera 35 gradë të paktën në pjesën e parë të këtij Shtatori.” Sipas parashikimeve të sinoptikanëve në 10 ditëshin e parë të Shtatorit nuk pritet të ketë reshje shiu.