Friday, November 29, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART60 vjet më parë ”lindi” James Bond

60 vjet më parë ”lindi” James Bond

Emri im është Bond, James Bond. Prej 60 vitesh po bën jehonë prezantimi tipik i personazhit në filmat e një prej ekskluziviteteve më jetëgjatë dhe më të famshëm në historinë e kinemasë, seriali ”James Bond” që nuk lodhet dhe emocionon gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ishte data 5 tetor 1962 kur në BM “Dr No” (Agjenti 007 – Licenca për të vrarë) u publikua. Kapitulli i parë i serialit kushtuar agjentit sekret britanik dhe i frymëzuar nga romani “License to Kill’ nga Ian Fleming (1958). Askush nuk do ta imagjinonte që një film me kosto të ulët do të bëhej një sukses i madh komercial dhe një markë e vërtetë që ka magjepsur çdo lloj shikuesi për 60 vjet. Filmi, i drejtuar nga Terence Young dhe prodhuar nga Harry Saltzman dhe Albert R. Broccoli (EON Productions), solli në ekran një aktor të ri skocez në atë kohë praktikisht të panjohur, Sean Connery, ndërsa roli i vajzës iu dha Ursula Andress, bikini i bardhë i së cilës e bëri legjendare. Connery luajti në gjithsej shtatë James Bonds, më i fundit në 1983 në ”Never Say Never”. Gjatë gjashtë dekadave dhe 25 filmave, George Lazenby, Roger Moore (me aktorin Connery që ka luajtur disa herë rolin), Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig kanë marrë rolin e 007 magjepsës. Pas kapitullit të fundit të ekskluzivitetit ”No Time to Die” (2021) dhe lamtumirës së Craig me rolin, dilema se kush do të jetë në gjendje të luajë një personazh kaq karizmatik dhe emblematik mbetet. Një dhimbje koke e vërtetë për producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli, përgjigjja e të cilëve për pyetjen e vazhdueshme për emrin e një kandidati për atë që konsiderohet si roli më i lakmuar në kinemanë britanike, mbetet ”jo” për momentin. Fjalët dolën edhe për një grua, por Broccoli saktësoi se do të jetë burrë dhe me çdo ngjyrë lëkure. Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli janë gjithashtu të zënë me festimin e 60-vjetorit të ekskluzivitetit. Në Nju Jork sapo ka përfunduar një ankand në Christie’s, ”Gjashtëdhjetë vjetët e James Bond”, me rreth 60 objekte ikonike nga 25 filmat. Mes tyre edhe një ”Aston Martin DB5” i argjendtë, i cili u shit për mbi tre milionë dollarë. Këngëtarja Shirley Bassey, zëri i fuqishëm i së cilës i bëri të paharrueshme disa nga kolonat zanore të serialit, do të jetë ndër protagonistët e retrospektivës “The Sound Of 007 In Concert” në ”Royal Albert Hall” në Londër. Pak ditë më parë u publikua një version vinyl me të gjitha titujt e 25 filmave të realizuar nga Orkestra Mbretërore Filarmonike.https://ata.gov.al/2022/10/05/60-vjet-me-pare-lindi-james-bond/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments