Tuesday, June 3, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE6 vajza nga QKKF përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar të pikturës

6 vajza nga QKKF përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar të pikturës

Skuadra e kampioneve nga Shqipëria përbëhet nga: Alisia Gjyli, Emili Lahukaj, Marlinda Kodra, Sabrina Pogoni, Livia Kokthi dhe Flavia Kokthi. Gjashtë vajzat janë gati për të shpërthyer me talentin e tyre, me lapsa, bojëra dhe shumë energji pozitive në valixhe.

QKKF përmes një postimi online, shprehet krenare për skuadrën shqipare dhe i uron vajzat të fitojnë të tjera trofe.

Ceremonia e kësaj kolonie piktorësh të vegjël nis sot në sheshin Montmartre përpara Studios së Artit për Fëmijë “Shën Kirili dhe Metodi” në zemër të pazarit të vjetër të Manastirit. Ky do të jetë edicioni i 44-të i Kolonisë Botërore te Artit për Fëmijë “Montmartre i Vogël i Manastirit”.

Kolonia do të zgjasë deri më 30 maj dhe do të përfshijë vizatim kreativ të arkitekturës së qytetit të vjetër të Manastirit, si dhe vizita njëditore artistike në Ohër dhe Manastirin e Shën Gjon Bigorskit. Çdo ditë do të ndahen katër çmime për vizatimet më të mira, ndërsa në ceremoninë përmbyllëse më 30 maj do të shpallen 12 pjesëmarrës të talentuar, nxënësi më i mirë dhe shkolla më e mirë.

Në koloninë e këtij viti marrin pjesë gjithsej 150 të ftuar, nxënës, mësues dhe prindër nga 18 delegacione të 17 vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments