Bashkisë Gjirokastër i dhurohen 6 kostume popullorë nga artizania Lizeta Hatika. Janë veshjet e gruas dhe burrit gjirokastrit të punuara me mjeshtëri prej saj me të gjithë elementet dhe motivet që i karakterizojnë. Realizimi i tyre u arrit falë një projekti të financuar nga Ministria e Kulturës.
Kryebashkiaku Flamur Golemi, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për këtë dhuratë të veçantë, tha se tashmë misioni është ta promovojnë veshjen gjirokastrite nëpër botë. Dy prej kostumeve do të vazhdojnë të rrinë të ekspozuar në zyrën e tij, si dera që vazhdimisht pret vizita nga delegacione të huaja.
Gjatë dy viteve të fundit Lizeta ka punuar kostume popullorë për Qendrën Kulturore të Fëmijëve, por edhe për dy shkollat “Petro Poga” dhe “Pandeli Sotiri”, me financim nga ministritë e kulturës dhe turizmit.