Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI6 kompani për parqet eolike

6 kompani për parqet eolike

6 kompani nga 16 që kanë aplikuar janë përzgjedhur për të vijuar fazën e dytë të ankandit për ndërtimin e parqeve eolike. Ato janë “Total Ere”, “Verbund”, “Voltalia”, “Eksim Yatrin Holding”, AYEN & “Salillari” dhe “Guris & Mogan Energy”. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, që do të rrisë akoma edhe më shumë kapacitetet prodhuese në vend “Ankandi për parqet eolike ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të njohura ndërkombëtare të cilat janë paraqitur për tu bërë pjesë e garës. Kompanitë janë me eksperiencë të gjatë në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe zotërojnë parqe eolike. Kanë kapacitet financiare për të përballuar këtë investim, por ato do të mbështeten edhe nga dy institucionet financiare ndërkombëtare BERZH dhe SECO me kredi. Pas dy ankandeve për prodhimin e energjisë elektrike nga parqet fotovoltaike, Karavastasë dhe Spitallës, mund të thuhet se bashkëpunimi me BERZH është i garantuar”, u shpreh Balluku gjatë një konference për mediet. Zv/kryeministrja solli në vëmendje se çmimi tavan sa i përket ofertës financiare është 75 euro për MWh. Ajo u shpreh optimiste sa i përket ofertës financiare. “Duke pasur parasysh çmimet në tregjet ndërkombëtare që kanë arritur në nivele të paimagjinueshme, përfitimin që do të ketë Shqipëria nga lidhja e kontratës për këto parqe eolike me çmimin maksimal prej 75 euro është shumë i madh”, deklaroi Balluku. Sipas Ballukut, këto parqe eolike do të jenë parqet e para në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme nga 10 megavat në 75 megavat dhe shuma totale do të jetë 100-150 megavat.https://ata.gov.al/2022/09/16/balluku-6-kompani-perzgjidhen-per-fazen-e-dyte-te-ankandit-per-parqet-eolike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments