Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE6 Dhjetor: Nuk është pushim,mësimi në shkolla do të vijojë normalisht

6 Dhjetor: Nuk është pushim,mësimi në shkolla do të vijojë normalisht

Data 6 dhjetor nuk do të jetë pushim dhe mësimi në të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojë normalisht, pavarësisht mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kështu ka bërë me dije Ministrja e Arsimit Evis Kushi, duke dhënë një sqarim për të shmangur çdo keqkuptim. “E detyruar nga pyetja e vazhdueshme ‘A do jenë pushim shkollat në datën 6?’ po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës”, shkruan Kushi në Facebook. Duke e konsideruar mbajtjen e Samitit si një ngjarje të jashtëzakonshme, Kushi thekson se megjithatë nuk ka arsye për të ndalur procesin mësimor, teksa i fton mësuesit që këtë ditë mund të shfrytëzojnë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të vendit tonë. “Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë. Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!”, përfundon Ministrja Kushi postimin e saj.https://lajme.rtsh.al/artikull/samiti-be-ballkani-perendimor-me-6-dhjetor-kushi-nuk-eshte-pushim-mesimi-ne-shkolla-do-te-vijoje-normalisht

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ