Sektori i peshkimit do të mbështetet me një fond prej 580 milionë lekësh në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me vitin e kaluar.Po ashtu, në fokus është edhe rritja e kapaciteteve njerëzore për të siguruar përafrimin e legjislacionit dhe përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 13 (Peshkimi dhe Akuakultura) të bisedimeve të anëtarësimit në BE.Në përpjekje për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, sipas ministrit, fondi i pagave është rritur me 7%, duke arritur në 174 milionë lekë, nga 162 milionë lekë në vitin 2025.