Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.561. Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 2.473 testime prej të cilave 783 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar, 952 të tjerë. Në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën dy persona. Rastet aktive janë 5.561, kurse janë vaksinuar 80 persona gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614685